Pasi diplomohen në një shkollë aviacioni, disa të rinj bëhen pjesë e një grupi elitar ushtarak të Forcave Ajrore. Shumë shpejt, ata do të shohin se trajnimet janë shumë larg luftës së vërtetë. Me nisjen e një sulmi të papritur terrorist, do të kuptojnë se vdekjen dhe jetën i ndan vetëm një fije peri...
Pas një aksidenti, Tomi zgjohet nga koma dhe zbulon që pjesë nga celulari i tij i kanë ngelur në kokë. Dhe më e keqja, ai nuk mund t'i kthehet jetës normale adoleshente sepse ka zhvilluar një grup superfuqish të çuditshme.
Banda e Archerit është kthyer me një plan të guximshëm për një vjedhje në Londër. Por, si fillim duhet të lirojnë shokun e tyre të vjetër Briggs, i cili është në paraburgim.
Arnoldi dhe shokët e tij shkojnë në një udhëtim në San Lorenxo. Fatkeqësisht, ai që ishte një udhëtim shkollor, shndërrohet në një aventurë, kur ata rrëmbehen nga piratët dhe duhet të luftojnë për jetën e tyre...
Bazuar në ngjarje të vërteta. Dy fëmijëri të vështira, sjellin në fushën e tenisit dy njerëz shumë të ndryshëm, që të dy pretendentë për kampionë bote. Historia e jashtëzakonshme e tenistit të famshëm Bjorn Borg dhe luftës së tij për të fituar mbi fatin dhe botën, që ishin kundër tij...
Një zog hiperaktiv kurorëkuq, përfshihet në luftë me një avokat të madh, pasi ky i fundit dëshiron të shkatërrojë shtëpinë e tij në pemë për të ndërtuar një vilë madhështore.
Një biznesmen i përulur (Jackie Chan) vihet në kërkim të drejtësisë pasi vajza i vritet në një sulm terrorist.
Një ndjekje që përfshin zyrtarë të qeverisë Irlandeze dhe Britanike, e kaluara e të cilëve mund të fshehë identitetet e vrasësve...
Një kirurg i suksesshëm që humb të vëllanë në çështje bandash kriminale heq dorë nga jeta e privilegjuar për tu shndërruar në një hakmarrës të maskuar që kërkon të lajë gjakun e të vëllait.
Ariu Pedington jeton ne Londer ne nje familje shume te lumtur dhe ka shoke shume njerez. Por, jo te gjithe jane aq te drejte e zemermire si ai. Pedington do perballet me shume aventura qe e bejne te takoje njerez te rinj.
"Vrasësit" : Historia e Frank Valken, grabitës me famë që përfshihet në vorbullën e një krimi të madh. Ai dhe banda e tij kanë qenë në brendësi të çështjes 30 vite më parë dhe janë të dyshuarit kryesorë për ata që duan hakmarrje për vrasjen.
Ndërsa vetë nënat e tyre shfaqen në mënyrë të papritur, tri nënat tona të nënvlerësuara dhe të mbingarkuara rebelohen kundër sfidave dhe pritjeve të super-ngjarjes për to: Krishtlindjet.
Një lojtar kumari pranon të ruaj një çantë për një të njohur që po shkon në burg. Kur zbulon paratë në çantë, nuk mund t'i rezistojë dëshirës për t'i marrë.
Beatriza, është një emigrante nga një qytet i varfër në Meksikë e tërhequr me zemër dëshire për të qene një mjeke e ndejtur ajo do ndeshet me një miliardere ku bota e saj do përplaset me të ku asnjëherë nuk do të jete e njëjte për të.
Një pastruese është dëshmitare e një vrasjeje në një hotel dhe kjo çështje i ngarkohet një polici, por më vonë do të zbulohet se persona të rëndësishëm nuk duan që kjo çështje të zbardhet.
Historia e investitorit legjendar Warren Buffett që e nisi si një djalë ambicioz nga Nebraska I fiksuar pas shifrave dhe u bë njeriu më i pasur e më i respektuar në botë.